×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Finalizohet projektligji për deklarimin e pasurisë

    Insajderi
    11 February 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se është finalizuar Poprjektligji për deklarimin e pasurisë si dhe kontrtollin mbi pasurinë e zyrtarëve.

    Selimi, i cili po ashtu është kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka treguar se përmes këtij projekligji, ndër të tjera, do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve të cilët do të deklarojnë pasurinë, me theks tek sektorët që janë të ndjeshëm dhe ku ka hapësirë për abuzim me paranë publike.

    “Për herë të parë krijohet baza ligjore për deklarim online të pasurisë, ku do të sigurohet transparencë më e madhe, dhe rrjedhimisht do të krijohen kushtet për përcjelljen e lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë ndër vite”, ka shkruar ai.

    “Po ashtu do të parashihet edhe kontroll i pasurisë duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj. Edhe regjimi i menaxhimit të dhuratave, do të zhvendoset në një nivel më të lartë. Dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit – e jo zyrtarit”, ka përfuduar Selimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark