Selim Selimi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kandidat, ka thënë se në secilën komunë, Forca e Kosovës po merr përkrahje nga qytetarët.
Ai gjatë ditës ka qëndruar në Dardanë, ku bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në këtë komunë, gjetën mbështetje të fuqishme të qytetarëve të kësaj komune.
Sipas Selimit, kudo qytetarët njëzëri dhe të palëkundur po e mbështesin Haradinajn për president.
“Aleanca çdoherë ka qenë promotore e përpjekjeve për shtetndërtim dhe zhvillim. Në Dardanë me kryetarin e degës dhe mikun tim Faton Jakupin, sot gjetëm mbështetje të plotë të Forcës së Kosovës. Njëzëri dhe të palëkundur për Ramush Haradinaj President!
“💯 arsye për të votuar✅ #AAK135 #FatonJakupi28✔️ #DianaKryeziuAjvazj45✔️ #SelimSelimi100✔️”, ka shkruar Selimi. Insajderi.org