×
Zgjedhjet 2021

Selimi premton që do t’i ndjekë dhe gjykojë kriminelët që shëtisin të lirë në Serbi

Insajderi
04 February 2021 - 15:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, njëherësh kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selimi, tha se e vërteta e Kosovës duhet t’i bëjë jehonë në botë të drejtës sonë.

Ai u shpreh se do t’i ndjekë dhe do t’i gjykojë ata kriminelë që sot shëtisin të lirë në Serbi.

“Gjatë mandatit tim kujdes të vecantë u kemi kushtuar të pagjeturve dhe viktimave të luftës. Dhimbja e tyre duhet të jetë agu dhe muzgu ynë. Gjatë këtij mandati, ne kemi themeluar Insititutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i cili do të jetë një adresë e memories sonë kolektive. Kosova nuk do të harrojë kurrë. Ne kemi hapur edhe “Këndin e kurajos”, ku kemi paraqitur të gjitha punët që i kanë bërë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që t’u ndihmojnë atyre që të kthehen në jetë.

Ne kemi bërë edhe hapjen e ekspozitës “Rrugëtimi drejtë lirisë”, të fotografit Alban Bujari…Kemi bërë disa ndryshimë legjistalive, për të mundësuar prurjen e drejtësisë në Kosovë. Kemi amendamentuar Ligjin e procedurës penale, në të cilin kemi mundësuar ndjekjen dhe gjykimin në mungesë. Gjë, që do t’i ndjekë dhe do t’i gjykojë ata kriminelë që sot shëtisin të lirë në Serbi”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark