×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj, LVV-së: Fatkeqësisht, iu doli që edhe Elezi ju tradhtojë

    Insajderi
    26 April 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë opozitare janë duke kërkuar përgjegjësi nga pushteti për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Këtë po e bëjnë përmes një seanca të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK e të përkrahur edhe nga LDK.

    Fjalën nga LDK e mori deputeti, Driton Selmanaj i cili u shprehur se nuk do të përzihen në rastin e drejtorit të KEK-ut derisa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, shkruan Insajderi.

    Qysh në fillim LDK deklarohet se njohim dhe respektojmë në tërësi parimin universal të parimit të pafajësisë në procese gjyqësor si dhe nuk deklarohemi rreth çështjeve konkrete që janë objekt trajtimi në proceset që zhvillohen nga institucionet e drejtësisë”, tha Selmanaj.

    Përkundër kësaj, Selmanaj tregoi pse partia e tij e përkrahu këtë debat parlamentar.

    Arsyeja pse LDK që i është bashkangjitur kësaj seanca të jashtëzakonshme ka të bëjë me logjikën kleptokratike, abuzuese dhe korruptive që LVV ka ndaj ndërmarrjeve publike në veçanti KEK-ut”, deklaroi ai.

    Deputeti i LDK-së përshëndeti aksionin e Policisë duke bërë thirrje që të vazhdojnë me aksione të tilla por kritikoi ashpër qasjen e Qeverisë Kurti.

    Qasja e kryeministrit në raporton me logjikën se shkojë Lumezi dhe erdh Elezi si duket paska qenë bindje e juaj por fatkeqësisht iu doli që edhe Elezi ju tradhtojë”, tha Selmanaj./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark