Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takim elektoral në Podujevë, ku ka marrë mbështetjen e madhe të qytetarëve të Llapit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka thënë se në Llap, një zëri u besatuan për fitoren e radhës.
“Podujevë ✌🏻. Të bashkuar, plot zell e entuziazëm për fitore gjetëm sot strukturat, anëtarët dhe simpatizantët Llapjan. Gjithë një zëri u besatuam që shtëpisë tonë politike t’ia sjellim fitoren e radhës, sepse fitorja për LDK-në është fitore për shtetin”, ka shkruar Selmanaj në rrjetin social Facebook.
Selmanaj bashkë me kolegët tjerë kanë vizituar edhe Fabrikën e Lëngjeve “EKO”, nga ku ka thënë se programi i tyre për sektorin privat garanton zhvillim ekonomik.
“Përgjatë vizitës në Llap, vizituam edhe Fabrikën e Lëngjeve “EKO”, për të parë nga afër mundësitë për veprim, si dhe të kuptojmë më mirë brengat që kanë bizneset e këtij rajoni”.
“Plan programi ynë qeverisës, ka qasje direkte dhe konkrete për qytetarët e Republikës së Kosovës, njëherit edhe për sektorin privat në Kosovë, qasje e cila garanton zhvillim ekonomik për vendin. Se Lidhja është e vetmja zgjidhje, këtë e kemi dëshmuar dhe do e dëshmojmë edhe me 14 Shkurt. Shteti. Shtet. 132✅, 1✅, 10✅ “, ka shkruar ai. Insajderi.org