×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Selmanaj për shtatoren e Kurtit: Për së gjalli të ndërtohet busti, diku ka rrëshqitur ky vend

    Insajderi
    14 February 2024 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se deri këtu ka shkuar shkarja logjike e gjykimit të gjërave në Kosovë.

    “Për fatin e keq, për së gjalli, ndërtimet e lapidarëve, zakonisht kanë ndodhur në vende ku më së paku kanë elemente të demokracisë. Këto nuk i duhen Kosovës e as kësaj shoqërie”.

    “Për së gjalli të ndërtohet busti, mendoj që ka një shkarje të një numri të madh të njerëzve për të gjykuar gjana racionalisht për këtë vend, diku ka rrëshqitur ky vend. Me ardhë dikush nga diaspora, që nuk e di se me çfarë pune merret atje, nuk e di nëse ka ide se çfarë po ndodh në këtë vend, vendos kështu, të them të drejtën, pamje jo e mirë”, tha Selmanaj në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark