×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj thotë se është çështje ditësh vendosja e marrëdhënieve bilaterale me Izraelin

    Insajderi
    29 January 2021 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka thënë që përfitimet për Kosovën nga marrëveshja e Washingtonit janë shumë më të mëdha se përfitimet që i merr Serbia.

    Selmanaj në Rubikon në Klan Kosova, theksoi që është çështje ditësh vendosja e marrëdhënieve bilaterale me Izraelin.

    “Njohja nga Izraeli ka ndodhur 12 minuta pas telefonatës që e kemi marrë dhe është çështje ditësh, ku do të vendosim marrëdhënie bilaterale diplomatike”, tha ai, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ka qenë ndër aktet më të mira dhe më historike për Kosovën, sepse po flasim për një njohje kualitative dhe shumë cilësore për shtetin e Kosovës”.

    “Kosova duhet të ketë qasjen e saj pragmatike dhe unë jam i bindur që edhe shtetet mike të Kosovës që janë pjesë e Bashkimit Evropian, nuk i lëshohen në qafë Kosovës për vlerësime të tilla, sepse ne shikojmë interesat tona strategjike. Kosovës raportet speciale me SHBA-të nuk mund të ia mohojë askush”, ka thënë Selmanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark