×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Selmani në bisedime me dy klube, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

    Insajderi
    11 July 2022 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Astrit Selmani pritet të largohet gjatë kësaj jave nga skuadra e tij aktuale Hammarby.

    Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer sezonet e fundit me gjigantin suedez, por është i gatshëm ta bëj një hap para në karrierën e tij.

    25-vjeçari tanimë e disa ditë është në bisedime me klube të ndryshme, por në fund kanë mbetur vetëm dy skuadra që kanë sjellë ofertat konkrete në tavolinë për të.

    Mediumi suedez ‘Aftonbladet’ ka raportuar se Selmani është mes klubit izraelit Hapoel Beer Sheva dhe atij belg Leuven.

    Klubi suedez Hammarby është në bisedime me dy ekipet dhe po negocion shitjen e reprezentuesit kosovar.

    Selmani është pjesë e Hammarbyt që nga janari i vitit 2021 ku ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 20 gola e ka asistuar në 14 të tjerë.

    Kujtojmë që Selmani është pjesë e rregullt e Përfaqësueses së Kosovës dhe deri më tani ka luajtur në pesë takime duke realizuar edhe një gol. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark