×
  • Lajme
  • Insajderi

    Semaforat, “vend i punës” për fëmijët – Insajderi sjell rrëfimin për ta dhe rrezikun që përballen

    Insajderi
    08 August 2022 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që nga janari i këtij viti e deri në qershor janë identifikuar 140 fëmijë lëmoshëkërkues. Disa prej tyre rrezikojnë edhe vetën dhe shëndetin e tyre. “Puna” që këta fëmijë bëjnë është pastrimi i xhamave të veturave që ndalen në të kuqen, te semaforat në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Fëmijët në Prishtinë të cilën punojnë dhe kërkojnë lëmoshë, janë të shoqëruar nga prindërit e tyre apo edhe janë të detyruar nga ta apo nga personat e tretë, thotë Policia e Kosovës për Insajderin.

    Sipas rezultateve operacionale që ka kryer Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore gjatë vitit 2022 janë identifikuar 44 fëmijë në rrugë, prej tyre 36 janë shtetas të Kosovës dhe tetë të Shqipërisë.

    “Rezultatet nga veprimet operacionale të kryera nga DHTQNJ (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore) vetëm për vitin 2022 janë: Identifikimi i 44 fëmijëve në situatë rruge, prej tyre  36 shtetas të Kosovës dhe 08 shtetas të Shqipërisë”, thuhet në përgjigjjen e PK.

    Sipas Organizatës Joqeveritare për të drejtat e fëmijëve KOMF, Kosova nuk është duke ndërmarrë asnjë iniciativë rreth planifikimit të buxhetit për të mbrojtur fëmijët të cilët detyrohen “të punojnë” ku rrezikojnë shëndetin e tyre, edhe pse ende është duke u trajtuar kjo çështje.

    “Kosova ende po e trajton çështjen e fëmijëve që punojnë në rrugë dhe në të njëjtën kohë nuk po ndërmerrë asnjë iniciativë rreth planifikimit të buxhetit dhe shërbimeve për të mbrojtur fëmijët”, kanë thënë nga KOMF.

    Fëmijët të cilët dalin cdo ditë në lokacionet e semaforave në Prishtinë dhe detyrohen të punojnë duke pastruar xhamat e veturave në trafik, janë të ekspozuar ndaj rrezikut si: shkelje e të drejtave të fëmijëvë, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik.

    “Fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik”, ka thënë organizata joqeveritare KOMF.

    Madje në disa raste rrezikohen edhe nga mungesa e regjistrimit, mungesa e qasjes në arsim, mungesa e streimit, rrezikohen nga shftrytëzimi seksual dhe trafikim.

    “Në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten edhe përballë rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit” kanë thënë nga KOMF për Insajderin.

    Sipas Statistikave të Kosovës, 5% e fëmijëve punojnë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin, për të mbajtur familjen.

    Mirëpo këto shifra janë më të larta tek komunitetet, Rom, Ashkali dhe Egjiptian, ku 7% e këtyre fëmijëve janë të përfshirë në punë.

    Organizata joqeveritare KOMF tha se disa arsye që kjo dukuri po rritet fillon nga varfëria, kur pastaj fëmijët detyrohen që të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë për të rritur sadopak të ardhurat.

    “Arsyet mund të jenë të ndryshme, duke nisur nga varfëria, statusi socio-ekonomik i familjeve, përfitimet materiale të kënaqshme të cilat bëjnë që fëmijët të vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë”, thanë nga KOMF.

    Siç kanë paraparë ata thonë se largimi i këtyre fëmijëvë nga rruga dhe mbrojtja e të drejtave të tyre arrihet përmes një ndërhyrje të koordinuar nga institucionet, rehabilitimi, vetëdijësimi dhe fuqizimi i familjes.

    “Për këtë, nevojitet një ndërhyrje e koordinuar nga të gjithë institucionet, në mënyrë që të bëhet paralelisht largimi fëmijëve nga rruga, rehabilitimi dhe re integrimi i tyre, por edhe vetëdijesimi dhe fuqizimi i familjes”, thanë për fund nga organizata joqeveritare për të drejtat e fëmijëve KOMF.

    Një raport i titulluar “Fundi i varfërisë ekstreme”, thotë: Një fokus te fëmijët, i publikuar dje, zbulon se në vitin 2013, 19.5 për qind e fëmijëve në vendet në zhvillim jetonin në familje që mbijetonin mesatarisht 1.90 dollarë në ditë ose më pak për person, krahasuar me vetëm 9.2 për qind e të rriturve.

    Në nivel global, pothuajse 385 milionë fëmijë jetonin në varfëri ekstreme, thuhet në raportin e publikuar nga Unitted Nations.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark