×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Semi Jaupaj thotë se Ron Zaiti ka fshirë këngën e tyre “All your lovin” nga YouTube

    Insajderi
    05 December 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Semi Jaupaj, ka bërë bujë të madhe përgjatë këtij viti duke shtuar paraqitjen në Big Brother VIP.

    Ajo solli disa këngë të suksesshme, në mesin e tyre dhe një bashkëpunim me këngëtarin Ron Zaiti.

    “All your lovin” ka qenë dueti i tyre, i cili u lansua saktësisht më 26 maj të këtij viti.

    Semi ka qenë e ftuar së fundmi në programin “Zemër Luana”, gjersa i duhej të tregonte për një sekret të Ron Zaitit, meqë u aludua edhe për një lidhje dashurie mes tyre.

    Artistja theksoi se kënga e tyre është fshirë nga YouTube nga këngëtari i lartpërmendur, por nuk dha ndonjë arsye.

    “Kënga ime “All Your Lovin” nuk është më në YouTube sepse është fshirë nga Roni”, u shpreh Semi.

    Duket se dyshja nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe se gjithçka ka përfunduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark