×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sëmundja është “e shkruar” në fytyrë: Çfarë mund të vërejmë menjëherë?

    Insajderi
    26 April 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sëmundja është “e shkruar” në fytyrë, ndërkaq pasojat mund të shihen vetëm pas disa orësh pas shfaqjes së infeksionit të caktuar në organizëm, tregojnë rezultatet e studimit suedez

    Dhe të mos flasim për simptomat e zakonshme, siç janë kollitja dhe teshtitja, por edhe për shenjat e pashlyeshme në fytyrë, të cilat tregojnë që sëmundja po fillon.

    Të sëmurët zbulohen edhe nga simptomat e përbashkëta të cilat paraqiten në fytyrë, siç janë lëkura e zbehtë, fytyra e ënjtur, skuqja e syve, kapakët e ënjtur të syve, buzë të çara dhe ndjenja e vazhdueshme e lodhjes.

    Shpesh nuk na duhet më shumë se një shikim i zakonshëm për të vërejtur që dikush është i sëmurë.

    Pikërisht ai mekanizëm u ndihmon njerëzve që të shmangin kontaktin me infeksionin, transmeton Telegrafi.

    Këtë e ka treguar edhe studimi i Universitetit të Stokholmit, i cili ka testuar 16 njerëz – gjysma e parë ka qenë e infektuar me infeksion, ndërsa gjysma tjetër me placebo.

    Disa orë më vonë shkencëtarët kanë fotografuar pjesëmarrësit në studim dhe grupit të pavarur të pjesëmarrësve të pavarur i kanë treguar fotografitë e 62 njerëzve.

    Detyrë e tyre ka qenë që për pesë sekonda të vlerësojnë fytyrat e këtyre njerëzve.

    Është konstatuar që pjesëmarrësit e studimit kanë mundur t’i identifikojnë 81 për qind të pacientëve vetëm në bazë të fotografive, ndërsa identifikimi i personave të shëndetshëm ishte edhe më preciz.

    Ka rezultuar që ishin dy karakteristika kryesore të personave të sëmurë – lëkura e zbehtë dhe kapakët e ënjtur të syve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark