×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sëmuret Rrahman Jasharaj – flasin nga SBASHK për gjendjen e tij

    Insajderi
    23 September 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka munguar sot në mbledhjen e Komisionit për Arsimit, kjo për shkak se ai është sëmurë, shkruan Insajderi.

    Jasharaj ka pësuar ftohje kështu tha për Gazetën Insajderi sekretari i sindikatës, Ymer Ymeri derisa shtoi se nuk është diçka serioze.

    Tutje ai sqaroi se i kanë sugjeruar Jasharajt të pushojë disa ditë.

    “Nuk është diçka serioze, për shkak angazhimeve intensive ka pësuar lodhje, ai ka qenë duke përdorë terapi, thjeshtë është ftohur pak. I kemi sugjeru me pushu disa ditë”, tha Ymeri për Insajderin.

    Jasharaj i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Grevist, të mërkurën ka qenë cak i një sulmi brutal nga deputeti i VV-së, Dimal Basha. Derisa po raportonte për kërkesat e tyre para komisionit për Arsim, Jasharaj u ndërpre disa herë nga Basha, madje edhe në korridoret e Kuvendit pati një ballafaqim verbal.

    Basha, në këtë mbledhje ka fyer rëndë Jasharajn duke i thënë se e ka kthyer dinjitetin në para. Ai ka vazhduar më tej duke thënë se për shkak të grevës, SBASHK-u po mbanë peng fëmijët për 50 euro, shkruan Insajderi.

    “I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Pse i don ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë fëmijët peng. Po piskas se nuk merr vesh ti ndryshe”, i tha Basha, Jasharajt.

    Gjatë fjalës së tij anëtarët e SBASHK-ut i kishin kërkuar “të mos i japë zor”, ndërsa Basha është përgjigjur “Unë i jap sa dush zor se jam në shtëpinë time, në Parlamentin e Kosovës, unë t’i tregova zgjidhjet që i ka dhënë Qeveria e Kosovës”.

    Rrahman Jasharaj, u detyrua ta lëshoj mbledhjen e komisionit pas këtyre fyerjeve që mori nga deputeti Basha.

    “Mos, piskit, deputetët si ti e kanë pru Kuvendin në këtë gjendje”, i është drejtuar Jasharaj, Bashës në fund të përplasjes që ndodhi jashtë sallës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark