×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Senatori amerikan, çadra, Barcelona”- çfarë po ndodh me Haki Abazin

    Insajderi
    19 February 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë sonte edhe një reagim tjetër rreth situatës së krijuar në raport me partinë e subjektit që i takon.

    Abazi ka përmendur senatorin amerikan, Bob Menendez, të cilin e takoi kryeministri Albin Kurti, e që me të njëjtin ai po ngrit paralele, se si edhe ai ka qëndrime të kundërta nga udhëheqësit e tij në SHBA.

    ”Bob Menendez është lindur në vitin 1954-Nuk po kuptoj si është e mundur që Bob Menendez, Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ka qëndrim të kundërt me udhëheqësit në SHBA”.

    Në këtë postim, Abazi nuk ka harruar ta ofendojë përsëri shefen e Grupit Paralmentar të VV-së, Mimoza Kusarin të cilën ditë më parë e quajti “çadër e Gadafit”. Ai me ironi ka pyetur “pse Menendez nuk i tregon çadrës paraprakisht.”

    “Pse Menendez del publikisht me qëndrim të kundërt, Pse nuk i tregon çadrës paraprakisht!
    Për pak të harroj se Amerika është demokraci!”, ka shtuar deputeti.

    Në fund të reagimit të tij, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmend edhe një rezultat të një ndeshjeje futbolli në të cilën Barcelona gjendej në epërsi.

    ”Barcelona po fiton 2:0”, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark