×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët dorëzojnë kërkesë për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut

    Insajderi
    07 December 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa qytetarë serbë nga Mitrovica e Veriut, e kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e shkarkimit të kryetarit, Erden Atiq.

    Kjo u konfirmua nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

    Ai tha se ka mundësi që kjo kërkesë edhe të refuzohet.

    “Po, në cilësinë e kryesuesit e kam pranuar kërkesën. Sipas afatit ligjor, i kam pesë ditë afatit që ta shqyrtojë këtë kërkesë”, tha ai.

    “Por, ka mundësi që kjo të refuzohet pasi as kjo kërkesë nuk është plotësuar si duhet”, theksoi Ugljanin për Klankosova.tv

    “Kjo sepse në arsyetim ata kanë shkruar se “Komuna është jofunksionale dhe se nuk po i ofron shërbimet e duhura për qytetarët. Kjo nuk qëndron. Ata nuk kanë pranuar ta heqin këtë arsyetim”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark