×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Kosovës vazhdojnë në këmbë rrugën për në Beograd- I biri i Vuçiqit takohet me Milan Radojiçiqin

    Insajderi
    21 May 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqin, bashkë me Danilo Vuçiq, djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, janë nisur në këmbë për në mitingun në Beograd që do të mbahet më 26 maj.

    Atë miting e ka ftuar pushteti në Serbi në mbështetje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Këtij mitingu hapur është duke i dhënë mbështetje Lista Serbe, parti parlamentare në Republikën e Kosovës.

    ”Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vizituan serbët nga Kosova të cilët tash e pesë ditë po ecin në Beograd për të marrë pjesë në këmbë në tubim. Mund ta mbështesin presidentin e tyre dhe vendin e Serbisë“, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

    Ditë më parë, Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se grupet kriminale në veri po bëjnë lista për t’i çuar serbët në tubimin e Vuçiqit më 26 maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark