×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Serbët e liruar nga paraburgimi ngjallin dyshime për ndikim të Vuçiqit, e falënderojnë përzemërsisht

    Insajderi
    28 December 2022 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organet e drejtësisë në Kosovë, sot kanë liruar dy serbë nga paraburgimi.

    Dejan Pantiq është emri më i përfolur ditëve të fundit. Ish-polici akuzohet për sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në veri të Mitrovicës.

    Më kërkesë të Prokurorisë Speciale, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ndryshoi masën e paraburgimit në arrest shtëpiak.

    Nikolla Nedelkoviq është liruar pas gjashtë muajve paraburgim. Ai ishte i akuzuar për nxitje të tolerancën dhe urrejtjes ndëretnike. Pas lirimit nga burgu, atij i është ndaluar hyrja në Kosovë për një vit.

    Lirimit të të dy serbëve, iu gëzuan jashtë mase familjarët e tyre, shkruan Insajderi.

    Më e çuditshmja ishte se në të dyja rastet, ata iu falënderuan presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht deklaron se nuk ka të bëj asgjë me konfliktet që lindin në veri Kosovës.

    Familjarët thanë se Vuçiq i kishte ndihmuar dhe përkrahur vazhdimisht.

    Suzana Pantiq, gruaja e ish-oficerit të policisë Dejan Pantiq, u gëzua kur mori lajmin se burri i saj po kthehej në shtëpi pas tre javësh paraburgim.

    Madje, ajo tha se Vuçiq e kishte njoftuar i pari.

    “E mora vesh lajmin, më thirri presidenti Vuçiq para jush, më tha se i ka bërë të gjitha, se është munduar, se përpjekja ka pasur sukses. Më pyeti se si ndihesha”, ka thënë Suzana Pantiq, bashkëshortja e të arrestuarit Dejan Pantiq.

    Gëzimin nuk e ka fshehur as djali i Pantiqit, Predrag.

    “Nuk ka njeri më të lumtur se ne tash, faleminderit të gjithëve, faleminderit njerëzve, faleminderit Serbisë, veçanërisht faleminderit presidentit Vuçiq, ne presim që babai ynë të vijë në shtëpi gjatë ditës”, tha Predrag Pantiq.

    Sllobodanka Nedelkoviq, nëna e Nikollës, falënderoi të gjithë ata që ishin me ta dhe i mbështeti kur ishte më e vështira.

    “Jemi të lumtur, jemi të emocionuar dhe faleminderit të gjithëve që na kanë përkrahur gjatë gjithë kohës, veçanërisht presidentit Vuçiq. Ne e kemi pritur këtë moment. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ai është tani me ne, gjithçka tjetër do të jetë e lehtë“, tha Sllobodanka. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark