×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbët më morën nga prehëri i nënës e më dhunuan. Iu lutësha..” – Rrëfimi shumë prekës i Vasfije Krasniqit

    Insajderi
    19 April 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale – gruaja e parë që doli publikisht për të dënuar mizoritë e Serbisë, ka dhënë një rrëfim shumë prekës për Gazeta Insajderi.

    Ajo ka rrëfyer aktin e tmerrshëm të dhunimit seksual dhe mënyrën se si kriminelët serbë e morën nga prehëri i nënës së saj dhe e dërguan për ta dhunuar.

    “Serbët më morën nga prehëri i nënës e më dhunuan. Më dërguan tek një vend dhe pas dhunimit është larguar, për të ardhur një ushtar tjetër… Iu lutesha që të më vrasin…”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

    Ajo ka treguar edhe tmerrin e përjetuar ndër vite nga ky krim i ushtrisë serbe ndaj saj.

    Ka rrëfyer shumë detaje tjera të padëgjuara të jetës së saj.

    Për më shumë, në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni rrëfimin e plotë të Vasfije Krasniqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark