×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Serbia “bleu kohë” të mos e njohë Kosovën edhe 15-20 vite, thotë Janjiq

    Insajderi
    26 March 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me ujdinë në Bruksel dhe Ohër gjërat janë në trakën e normalizmit të marrëdhënieve gjë që çon në një drejtim të vetëm, vlerëson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Dushan Janjiq, shkruan Insajderi.

    Risia e marrëveshje së re “e cila u çertifikua në Ohër”, sipas Janjiq, konsiston në faktin se normalizimi i marrëdhënieve përcaktohet si “marrëdhënie të mira ndërfinjësore”.

    Këtë marrëveshje ai e sheh si matëse të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për palët, dhe se “lojërat” ku humben vite nuk do të tolerohen më.

    “Nuk ka më ‘blerje kohe’ në mënyrë që Kosova të jetë alibi për të gjitha çështjet tjera”, thotë Janjiq, ndërsa shton se megjithatë “u ble kohë” për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.

    “Kjo mund të ngjajë në 10,15 ose 20 vite”.

    Në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Janjiq beson se “nuk do të quhet auotonomi” dhe rikujtoi se në Kosovë kryetarët e komunave dhe komunave “kanë shumë pushtet” prandaj edhe “nuk shoh se si serbët do të hiqnin dorë nga ai pushtet në emër të një koordnimi të quajtur Bashkësi Komunash”, siç e citoi N1, përcjell Insajderi.

    “Mbase do të ketë një harmonizim politikash, por mendoj se është më mirë të formohen në Këshill Nacional i Serbëve të cilët do të koordinonin të gjitha aktivitetet dhe aktorët, se sa Asociacionin, i cili do të krijohet por nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive”, tha Dushan Janjiq.

    Sa për Listën Serbe, Janjiq thotë se “koha e tyre ka kaluar” dhe se barrikadimet në veri “ishin detyra e tyre e fundit”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark