×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Serbia me ekspozitë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

    Insajderi
    07 September 2016 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është hapur mbrëmë në Paris ekspozita “Kosovo i Metohija – 10 koraka”, me organizim nga shteti serb. Ekspozita sjellë trashëgiminë kulturore që nga shekulli 20-të e tutje.

    Historianë e arkeologë nga Serbia janë angazhuar të mbledhin materiale për ekspozitën e cila e qëndron e hapur në kryeqytetin francez për dy javë, shkruan KultPlus.

    Marko Gjuriq, një prej organizatorëve të ekspozitës, politikan dhe pjesë e Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë Serbe thotë për mediet serbe se me anë të këtij organizimi po mbrohet e po i tregohet botës trashëgimia serbe në Kosovë.

    “Kemi sjellë në Paris tokën e fortë, për të treguar se edhe dikur në të kaluarën kemi pasur një bazë të fuqishme, por edhe për ti bërë gjeneratat e reja të mos harrojnë sa e rëndësishme është trashëgimia jonë. Po i tregojmë Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-s sa shumë e kemi ruajtur trashëgiminë në Kosovë e Metohi” ka thënë mbrëmë mes tjerash në hapjen e ekspozitës vetë Gjuriq.

    Pak minuta më vonë, ka treguar se Serbia nuk do ta ndalë asnjëherë luftën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

    Kjo ekspozitë, do të jetë e hapur deri më 18 shtator, dhe me anë të teknikës multimedial do të mund të njihet më shumë me “asetet e trashëgimisë kulturore serbe”, thuhet në njoftimin e hapjes së ekspozitës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark