×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Serbia notë proteste ndaj Shqipërisë

    Insajderi
    22 November 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar një notë proteste në Ambasadën e Shqipërisë, duke dënuar ashpër djegien e flamurit serb në Tiranë.

    Më 20 nëntor në rrjetet sociale u shfaq një video ku shiheshin tifozët në Tiranë duke djegur flamurin e Serbisë në sheshin “Skënderbej”. Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme serb i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

    Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, sipas njoftimit të Ministrisë serbe.

    Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, “të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe do të njoftojnë institucionet e Serbisë përmes kanaleve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark