×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbia nuk lejon Bislimin që ta vizitojë Beogradin

    Insajderi
    27 October 2022 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është pamundësuar vizita në Beograd për një Forum dhe konferencë për tema që ka të bëjë për të dyja shtetet.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se zëvendëskryeministri nuk i është lejuar të futet në Beograd.

    “Ai ka arritur të futet në territorin e Serbisë por nuk i është lejuar vizita në Beograd”, i ka thënë ky burim Insajderit.

    I dyti i ekzekutivit, Besnik Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”.

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhej në njoftimin e ZKM-së.

    Bislimi ishte paraparë të qëndronte në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutohej për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njoftonte ZKM-ja.

    Gazeta do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark