×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia vazhdon torturat ndaj kosovarëve, e dënon shoferin me 400 euro gjobë dhe ndalesë prej 3 muajsh

    Insajderi
    17 April 2024 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shteti i Serbisë është duke i vazhduar torturat ndaj shoferëve kosovarë, gjatë ditës së mërkure.

    Një shofer me targa “RKS” është dënuar me 400 euro gjobë dhe i është ndaluar hyrja për tre muaj në Serbi, nën arsyetimin “tejkalim i shpejtësisë”.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin e dënimit, i cili i është shqiptuar me të kaluar pikën kufitare në Merdarë, nga ana e terrotorit të shtetit të Serbisë.

    Derisa, pas 20 orësh maltretimi, më në fund u lejua kalimi i qindra kosovarëve që u ndaluan nga Policia e Serbisë në pikën kufitare me Kroacinë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për maltretimin që iu bë udhtarëve kosovarë nga autoritetet serbe.

    Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë apel tek qytetarët kosovarë që t’a evitojnë kalimin përmes territorit të Serbisë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi”, thuhet në njoftim.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark