“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku”, ky reagim i nënkryetarës së PDK-së Vlora Çitakut ka nxitur reagime të partisë në pushtet. Kështilltari i ministrit të mbrojtjes, Afrim Berisha e ka quajtur servile dhe e ka akuzuar se e njejta nuk ka reaguar kur djemtë e Adem Grabovcit kishin rrahur policinë vite më parë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Vlora është mirë me na tregu pse nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja kur djemtë e shefit të saj, djemtë e Adem Grabovcit i kanë rrahur policinë, madje ajo ka qenë në pushtet në atë kohë”, ka shkruar mes tjerash Berisha.
Por, i shpejt ka qenë edhe kundërpergjigja nga Çitaku. Ajo, në koment i shkruan se ka reaguar edhe për atë rast.
“Nuk po ju njoh kush jeni, por po ju pergjigjem se kam reaguar edhe atehere. Kam reaguar edhe kur VV e ka sulmuar policine”, shkruan Çitaku, e cila pak më parë i reagoj skandalit të Nuredin Lushtakut i cili mbrëmë ka sulmuar Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Afrim Berishës:
Vlora Çitaku i paska thënë: “Turp të qoftë Nuredin Lushtaku”, qenka vënë në “mbrojtje” të policisë, kujton se i beson populli.
Vlora është mirë me na tregu pse nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja kur djemtë e shefit të saj, djemtë e Adem Grabovcit i kanë rrahur policinë, madje ajo ka qenë në pushtet në atë kohë.
Nuk e ka nxjerrë asnjë zë, sepse s’ka pasë guxim, nuk ka as sot e s’do të ketë asnjëherë.
Servile!