×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Sezoni i korrjeve, Shqipëria parasheh 225 mijë tonë grurë

    Insajderi
    04 July 2022 - 14:48

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon që nga sezoni i ri i korrjeve të përfitohen 225 mijë tonë grurë, që mbulon 50% të nevojës së tregut vendas, kryesisht në zonat rurale, ndërsa industria e blojes vijon të furnizohet me grurë nga importi.

    Në kushtet e tkurrjes së prodhimit të grurit shkaktuar nga kufizimet e eksporteve nga lufta Rusi-Ukrainë dhe temperaturat ekstreme të të nxehtit që po dëmtojnë të korrat, MBZHR synon të zhvillojë strategji të reja, krahas naftës falas dhe mbështetjes nga skemat, të cilat do t’u vijnë më shumë në ndihmë fermerëve për zgjerimin e prodhimit vendas të grurit.

    “Situata e grurit në botë tashmë është e njohur. Ne u kemi ardhur në ndihmë fermerëve, duke u rimbursuar naftën. Mbi 200,000 fermerë kanë përfituar naftën falas për vitin 2022. Mbështetje gjithashtu kanë marrë nga skemat e IPARD me mekanikët bujqësorë, duke përfituar 50-55% grant për mekanizmat bujqësore.

    Të gjitha kompanitë që importojnë grurë kanë lidhur kontratat me kompanitë dhe vazhdojnë normalisht furnizimin. Sipërfaqja e mbjellë me misër është rreth 58,000 ha, dhe në krahasim me vitet e tjera është rritur me rreth 5%. Sasia totale e prodhuar në vend është 400,000 tonë, ndërsa importojmë rreth 100,000 tonë. Edhe për misrin, situata duket e mbarë, nga kontaktet me fermerët”, nënvizoi Ministria e Bujqësisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark