×
Show / Fashion

Sfilata më e veçantë, prezantohet në mes të fushës dhe livadheve

Insajderi
27 June 2019 - 11:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tapet rozë 500 metër i gjatë u shtri në mes të fushave të mrekullueshme me livando në Provence të Francës. Kjo ishte pikënisja e sfilatës për 10 vjetorin e markës Jacquemus.

Pasarela rozë u plotësua me elementë të tjerë që i qëndronin kornizës estetike shik të stilistit francez 29 vjeçar.

Veshjet verore ishin nën tematikën “Lë Coup de Soleil” dhe i shkonin stilit periferik të Francës, me në fokus çantat e mëdha prej kashte dhe veshjet prej linoje.

Por fotot mjaftojnë për të përcjellë të gjithë vizionin unik të Jacquemus.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark