×
  • Showbiz
  • Show

    “S’foli për të dashurën e re, andaj e nxorrën”, Ndjekësit shpërthejnë në akuza ndaj produksionit pas eliminimit të Olsi Bylykyt

    Insajderi
    05 February 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i papritur i Olsi Bylykut nga “Big Brother VIP 3”, hapi mjaft debate në rrjet pasi edhe vetë këngëtari nuk e priste largimin. Ai u eliminua mbrëmjen e së shtunës pas një nominimi të dytë që u hap për të gjithë banorët.

    Aktori shfaqi shenja habie kur moderatori përmendi emrin e tij dhe reagimet e tij pas daljes kanë qenë po kaq të dyshimta. Ai nuk ka pranuar të marrë pjesë as në BB Fan Club të dielën. Gjithashtu ai ka fshirë nga Instagrami i tij të gjitha fotot që ishin postuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

    Në rrjet qarkullojnë aludime se largimi i Olsit ka ardhur pasi në diskutime të ndryshme nëpër shtëpi, ai ka reklamuar disa herë producentë dhe studio të ndryshme, diçka që nuk është e lejuar.

    Dikush shprehet se e ka ndjekur programin përgjatë gjithë ditëve dhe e ka dëgjuar disa herë Olsin të reklamojë producentë dhe studio muzikore.

    Olsi Bylyku la papritur shtëpinë e “BBV3”, ndjekësit
    Olsi Bylyku la papritur shtëpinë e “BBV3”, ndjekësit
    Olsi Bylyku la papritur shtëpinë e “BBV3”, ndjekësit
    Olsi Bylyku la papritur shtëpinë e “BBV3”, ndjekësit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark