Kandidatja për deputet nga LDK-ja Mimoza Shahini ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë është organizuar mjaft mirë për të ofruar një program cilësor në arsim.
Madje, ajo tha se në konceptin zhvillimor do të ketë investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe 50% janë paraparë për përfshirjen e fëmijëve në institucione.
“Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj here është organizuar mjaft mirë. Të gjithë intelektualët që i kanë në fushën e arsimit për të futuar një program që sjellë një nocion të ri inovativ. Në konceptin zhvillimor ne do të shikojmë një investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe përgjatë gjithë jetës. Për katër vjeçarin e ardhshëm kemi paparë 50% të përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore.