×
Zgjedhjet 2021

Shahini: Kauza ime si deputete do të jetë e lidhur me promovimin e barazisë në shëndetësi, edukim dhe mirëqenies sociale

Insajderi
12 February 2021 - 14:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahini ka kërkuar nga qytetarët votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në deklarimet e saj, ajo është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë ka në fokus primar zhvillimin e arsimit.

Shahini, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 42 nga lista e LDK-ës, është shprehur se do të bëjnë përpjekje që të kemi një harmonizim të ligjeve në mënyrë që të bëhet rangimin e universiteteve.

“Kauza ime si deputete do të jetë e lidhur me promovimin e barazisë në shëndetësi, edukim dhe mirëqenies sociale. Si grua do të kontribuoj që të jem një zë cilësor i debatit në parlament për të gjitha çështjet qe do të trajtohen aty”, është shprehur ajo.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark