Kandidatja e LDK-së për Kuvend të Kosovës dhe profesoresha universitare, Mimoza Shahini e cila e ka numrin 42, ka folur për fokusimin e qeverisjes së LDK-së në arsim dhe shkollat profesionale.
Ajo ka thënë se partia të cilën e përfaqëson do të angazhohet me të gjitha resurset humane për arsim më cilësor.
“Lidhja Demoktatiek e Kosovës kësaj here është angazhuar mjaftë mirë më të gjitha kapacitete humane që i ka për të ofruar një program mjaftë të mirë që sjell një nocion të mirë inovativ, duke e mbështetur arsimin në konceptim zhvillimor e që do të thotë se ne do të shikojmë një investim që fillon nga fëmijëria e hershme dhe që zgjatë gjatë gjithë jetës për individët e ndryshëm në moshat e ndryshme”, u shpreh Shahini.
Shahini tutje ka shtuar se qeverisja e LDK-së, e ka në fokus edhe ristrukturimin e shkollave profesionale.
“Ne kemi vënë një theks të jashtëzakonshëm edhe në shkollat profesionale dhe kemi disa ide të cilat mendojmë që do të sjellin një risi në ristrukturimin e Shkollave Profesionale për t’iu përgjigjur nevojave të tregut”, ka thënë pos tjerash Shahini.