Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahini ka treguar se cilat do të jetë kauza e saj si deputete në të ardhmen.
Promovimi i shëndetësisë, edukimi dhe mirëqenia sociale”, këto janë tri temat për të cilat Shahini është zotuar se do të jetë së i qytetarëve brenda Kuvendit të Kosovës.
“Kauza ime si deputete do të jetë e lidhur me promovimin e barazisë në shëndetësi, edukim dhe mirëqenies sociale. Si grua do të kontribuoj që të jem një zë cilësor i debatit në parlament për të gjitha çështjet qe do të trajtohen aty”, është shprehur ajo.
Në deklarimet e saj, ajo është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës këtë herë ka në fokus primar zhvillimin e arsimit.
Dr. Mimoza është themeluese e Psikiatrisë së Fëmijëve në Kosovë si dhe një nga themeluesit e departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.