×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaip Kamberi pritet të jetë edhe për një mandat tjetër deputet në Parlamentin e Serbisë

    Insajderi
    17 December 2023 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet nacionale, ku dy shqiptarë janë duke garuar për një vend në Parlamentin e Serbisë.

    Deri në momentin e mbylljes së vendvotimeve, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë, dalja ka qenë përgjysmë, mbi 20 për qind.

    Dy kandidatët shqiptarë janë, Shaip Kamberi nga Bujanoci dhe ai nga Presheva, Visar Memeti.

    Siç mëson Klan Kosova, Kamberi do të jetë edhe për një mandat tjetër në Parlamentin e Serbisë.

    Përndryshe, rezultatet e para preliminare do të dalin nga ora 21:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark