×
  • Lajme
  • Lajme

    Shaip Muja për përgjimet telefonike: Kështu ndodhë në krejt botën

    Insajderi
    09 August 2016 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Shaip Muja, nuk ka vërejtur asgjë të jashtëzakonshme në bisedat telefonike të përgjuara që janë publikuar së fundi nga Insajderi, përmes të cilave dëshmohet se si zyrtarë të lartë të kësaj partie “rehatojnë” personat e lidhur me këtë parti nëpër pozita drejtuese në institucionet e pavarura të vendit.

    Sipas tij, “kjo ndodhë në krejt botën” dhe se njëjtë do të vepronin edhe partitë të cilat aktualisht nuk janë në pushtet.

    “Çdo parti që e ka pushtetin por edhe ato që do të vijnë në të ardhmen “nuk do të kenë ndonjë ndryshim të madh”, ka thënë ai.

    Deputeti tashmë i pavarur Muja beson se publikimi i atyre përgjimeve cenon privatësinë ndërsa Kosova duhet të fokusohet në tema të tjera, që sipas tij janë më të rëndësishme.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/itUHIwWyBMM” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”600″]

    Prokuroria duhet të bëjë selektim të privatësisë sepse privatësia është një diçka tjetër ndërsa akti penal është diçka tjetër, ka thënë ai.

    “Nuk jam thellua në to që të jap interpretim. Tema është më e rëndësishme problemet të cilat janë sot duke ecur në Kosovë, dhe duhet t’i kemi të qarta edhe nga mesazhi publik që të ndahet edhe përgjegjësia publike dhe privatësia publike”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini.

    “Dritëro Agollin kur e kanë pyetur kush janë qytetaria në Tiranë, ai filloi të qeshë me cinizëm e thotë: të gjithë hanë fasule ke shtëpia. Kështu që të gjithë ne hamë pasul në shtëpi, s’kemi nevojë me zbulu kush nuk hanë pasul sepse  besoj që nuk ka ndonjë familje që nuk hanë pasul. Andaj, ato janë çështje private”, ka qenë shpjegimi i tij.

    Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta

    Ai ka thënë se nuk i bën shumë përshtypje se si do të reagoj publiku nëse edhe ai vetë do të jetë protagonist në përgjimet e ardhshme.

    “Unë e di që për vete nuk befasona për asgjë sepse atë çka flas nëpër telefon ose kam folur në telefon nuk më lë përshtypje se si do të dëgjoni ju ose komentoni,” ka thënë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark