Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka vazhduar aktivitetin parazgjedhor në zonën e Drenicës, shkruan AktivPress.
Ai ka mbajtur takime në Baicë, Tërdevc dhe Abri, me çrast është shprehur optimist se këto tri lokalitete janë bashkuar për fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Baica, Tërdevci dhe Abria, të bashkuar për fitoren e radhës të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kosova e bashkuar për t’iu përgjigjur me zë të fuqishëm padrejtësisë ndaj UÇK-së; ndaj Hashim Thaqit, ndaj Kadri Veselit, ndaj Vëllezërve Demaku …
PDK-ja e bashkuar dhe e mobilizuar si kurrë më parë, për ta vazhduar më tej rrugën e lirisë dhe të shtetndërtimit.
#Rimëkëmbje #FeratShala14”, ka shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.