×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Jemi më keq se Ukraina, tarifat e energjisë elektrike nuk duhet të shtrenjëtohen

    Insajderi
    09 March 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka folur në lidhje me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike në vend.

    Ne PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodhë për arsyet si më poshtë: gjendjen jo të mirë ekonomike të vendit, për shkak të inflacionit të lartë mbi 14 për qind për të gjitha produktet bazë të jetesës, për shkak të rënies së fuqisë punëtore dhe humbjes së shumë vendeve të punës dhe ikjes masive të gjitha kategorive qytetare jashtë vendit. Kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodhë.” – ka thënë deputeti.

    Madje, Shala gjendjen në Kosovë e ka krahasuar me atë në Ukrainë.

    Jeni rast më i keq se vet Ukraina që gjendet në luftë”, ka thënë Shala, i cili ka kërkuar krijimin e një Task Force për reformë të thellë në sektorin e energjisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark