Kandidati i PDK-së, Ferat Shala, ka takuar sonte njërin nga bashkëluftëtarët e tij, që e quan ‘hero i heshtur’, Selim Bujupin.
Shala ka kujtuar se Selim Bujupi është njeri prej luftëtarëve të njësitit “Pëllumbi” që vuajti shumë, sepse pati fatin të marrë shumë plagë në trup.
“Plagët e Selimit kullojnë ende, por si gjithmonë, atij më shumë i dhembin plagët e shpirtit se sa të trupit”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë:
Me Selim Bujupin – njërin prej heronjve të heshtur të Kosovës.
Selim Bujupi është njeri prej luftëtarëve të njësitit “Pëllumbi” që vuajti shumë, sepse pati fatin të marrë shumë plagë në trup. Por, pavarësisht vuajtjeve, Selimi kurrë nuk u ligështu, gjithmonë na dha zemër për ta vazhduar luftën deri në fund.
Plagët e Selimit kullojnë ende, por si gjithmonë, atij më shumë i dhembin plagët e shpirtit se sa të trupit.
Selim Bujupi sot është njëri nga heronjtë e gjallë të Kosovës, të cilët në heshtje po e vuajnë padrejtësinë që po i bëhet luftës së UÇK-së, me burgje e gjyqe pafund.