×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shala: Osmani e Konjufca janë instrumente që Kurti i përdor qysh të don e kur të don

    Insajderi
    17 May 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate ka komentuar pozicionin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të cilët ai tha se janë instrumente të kryeministrit Albin Kurti.

    Këto komente ai i bëri në emisionin “Ditari” në Tëvë1, teksa tha se të njëjtit nuk janë ushtrues të funksioneve të tyre por që sipas tij, Kurti i drejton ata varësisht prej politikave ditore, javore apo mujore.

    “Osmani edhe Konjufca janë instrumente që Kurti i përdor çysh të don e kur të don, as njëri e as tjetri nuk janë ushtrues të funksioneve që i kanë. Thjeshtë janë marioneta që Kurti i drejton çysh i’a do politika ditore, javore, dhe mujore. Pra ata nuk kanë kredibilitet hiq dhe nuk janë fare fare autonom në vendimet e veta”, tha ai.

    Madje sipas tij, kryeparlamentari Konjufca është një amortizues shumë i mirë në momentin kur Qeveria dëshiron me e dhënë një paralajmërim të rrejshëm, kurse Osmanin në anën tjetër e cilësoi si notere të Qeverisë e cila siç tha ai, vetëm i vulos vendimet e gabuara të kësaj Qeverie.

    “Konjufcen e kemi pa çdo herë që është dashtë me kriju një rrenë, me bë një paralajmërim të rrejshëm para popullit, ka dalë Konjufca. Pra Konjufca është një amortizues shumë i mirë i dëmit që e bën Qeveria. Presidentja gjithashtu që ka thënë vet Kurti dikur, që është një notere e Qeverisë. Përnime është e vetmja presidente që është notere e Qeverisë, çdo vendim të keq të Qeverisë kjo e vulos, sikur noterja kur shkon atje afër komunës së Prishtinës”, tha Shala .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark