Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka takuar kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin.
Shala shkruan se Ilazi është njëri prej shembujve në lidershipin e Kosovën e pasluftës.
“Me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin. Besim Ilazi është njëri prej shembujve ekselent të lidershipit në Kosovën e pasluftës. Ai e udhëhoqi komunën e Kaçanikut për disa mandate, duke e transformuar atë në një qytet të zhvilluar, me infrastrukturë nga më modernet në rajon, qytet me fytyrë evropiane. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë është krenuar me kryetarin Ilazi, sepse ai më së miri e ka imlpementuar në praktikë vizionin e saj evropian e perëndimor për Kosovën. Kontributi kombëtar i familjes së dr. Besimit, është tregim më vete. Atë tregim më së miri e ka shkruar babai i tij, dëshmori Qamil Ilazi – Komandant Bardhi. Me dr. Besimin mburret PDK-ja, sepse personalitetet si ai janë vlerë jo vetëm për një komunë, por për krejt Kosovën”, ka shkruar Shala.