Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka treguar për gjendjen shëndetësore të tij pas përkeqësimeve që kishte të dielën.
Ai thotë se tani është më mirë e për çka ka falënderuar personelin shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdesin ndaj tij.
Ai ka thënë se agjendën e tij zgjedhore do ta vazhdoj nga distanca.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Pas shqetësimeve shëndetësore që pata dje, sot po ndihem shumë më mirë.
Për këtë dua t’i falënderojë të gjithë anëtarët e personelit shëndetësor të QKUK-së, për kujdesin maksimal që po tregojnë për mua.
Po ashtu, dua t’i falënderojë edhe të gjithë bashkëpartiakët e mi që u interesuan për shëndetin tim, dhe që u solidarizuan me mua në të gjitha format.
Besoj fuqishëm se edhe këtë sfidë do ta kalojë shumë shpejt.
Bashkëpartiakëve të mi ju uroj garë dhe fushatë të suksesshme, ndërkaq unë do ta vazhdoj agjendën time zgjedhore nga distanca, për aq sa më lejon shëndeti.
#PDK134 #FeratShala14 #Rimëkëmbje