×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shantazhonte viktimën me foto e video – arrestohet një polic në Gjakovë

    Insajderi
    28 November 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    I njëjti është ndaluar për 48 orë, ai dyshohet ka kryer veprat penale “ngacmim” dhe “dhunim”.

    Sipas IPK-së, polici dyshohet se e ka shantazhuar viktimën përmes disa fotove dhe videove.

    “Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”. Inspektorati Policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve”, thuhet në njoftim.

    “Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë . Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet tutje aty.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark