Xherdan Shaqiri është grumbulluar te Lyoni për ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.
Nesër (e enjte), Lyoni do të luajë në udhëtim te Rangers. Kjo do të jetë ndeshja e parë në kuadër të Grupit A.
Pavarësisht raportimeve nga mediat franceze se reprezentuesi zviceran nuk do të mund të luajë pasi nuk ka marrë ende dozën e dytë të vaksinën kundër koronavirusit, Shaqiri është ftuar nga Peter Bosz për këtë ndeshje.
Xherdan Shaqiri ka udhëtuar sot drejt Glasgow, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës së Lyonit.
Ndeshja Rangers – Lyon do të zhvillohet në “Ibrox Stadium” nga ora 21:00.