×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri me statistika mbreslënëse në fitoren e Liverpoolit

    Insajderi
    26 December 2018 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xherdan Shaqiri ishte më i miri i Liverpoolit në fitoren e shënuar sot ndaj Newcastle Unitedit.

    Shaqiri këtë takim e luajti për 90 minuta, duke i shpaguar edhe një herë besimin Jurgen Kloppit, përcjell Insporti

    Futbollisti 27-vjeçar nga Gjilani, e realizoi golin e tretë në këtë takim, ku ‘Reds’ fituan me rezultatin shkatërrues, 4:0.

    Për paraqitjen e tij në këtë ndeshje, Shaqiri mori vlerësimin më të lartë, derisa këtë e dëshmojnë edhe statistikat.

    ‘Shaqa’ fitoi shumicën prej duleve në këtë takim (4 nga 5 gjithsej), derisa nuk iu mor asnjëherë topi.

    Ai u faulua një herë, derisa pati saktësi 77% të pasimeve të sakta (42 pasime gjithsej). Ai bëri një pasim kyç, 4 krosime dhe dhuroi 6 topa të gjatë (të gjithë prej tyre të saktë).

    Më poshtë i keni statistikat e Shaqirit nga ndeshja Liverpool – Newcastle.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark