Xherdan Shaqiri ka folur sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën.
Shaqiri që ka prejardhje nga Zhegra e Gjilanit është pyetur për luftën e cila ka shpërthyer tash e një muaj në Ukrainë.
Anësori i Chicago Fire është deklaruar shkurtimisht rreth kësaj pyetjeje, duke thënë se ai nuk e mbështet luftën.
“Nuk dua të them shumë për këtë, por sigurisht që është një foto e tmerrshme. Askush nuk e mbështet luftën, përfshirë edhe mua”, ka thënë Xherdan Shaqiri në konferencë me gazetarë.