Lojtari nga Kosova, Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli dhe karrierën ka vendosur ta vazhdojë në Francë, përkatësisht te Lyoni.
Kjo është konfirmuar nga klubi francez mbrëmë, e cila zyrtarisht njoftoi transferimin e mesfushorit shqiptar, shkruan Zëri.info.
Lyoni dhe Liverpooli më në fund arritën marrëveshje në fundjavë për lojtarin 29-vjeçar.
Mesfushori pritet t’i kryej sot testet mjekësore te Lyoni, kurse prezantimi në fillim të javës së ardhshme.
Raportohet se, Lyonit do t’i kushtojë 12 milionë euro blerja e Shaqirit.
29-vjeçari arriti marrëveshje me Lyonin kohë më parë për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurove.