×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Sharje, ofendime’ që quan në eskalim të situatës, krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

    Insajderi
    28 April 2022 - 12:06

    Të gjitha situatat e shkaktuar sot në Kuvendin e Kosovës kanë një emërues të përbashkët: Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Slloveni, të përfshirë në një skandal financiar, dyshohet për shpërlaje parash, shkruan Insajderi.

    Opozita dhe pozita kanë bërë një protestë kundër njëra-tjetrës sot në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar zhurma me goditjen me duar në tavolinat e tyre, por nuk munguan as përplasjet e fyerjet.

    Fillimisht kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për raportin e Freedom House, duke theksuar se qeveria nuk ka thënë se po nisin hetimet për raportin në të cilën përmendet Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

    Menjëherë ka reaguar kryetari i grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili kërkonte fjalën.

    Kurse, Glauk Konjufca ia dha fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa, Tahiri kërkonte fjalën, reagonte ministrja Haxhiu, të cilës Tahiri i tha që ta mbyll gojën, pasi ai po ia kërkonte fjalën kryesuesit të seancës.

    “Zoti Tahiri nuk ke nevojë të qetësohesh, ju nuk kemi të drejt t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe akujt tjetër. Pse po shqetësohet se nuk po të kuptojë sepse ende nuk kemi dëgjuar për ato shurdhueset që i keni ble”, tha Haxhiu.

    Ministrja nisi fjalën por deputetët e PDK-së nisën në shenjë proteste të trokasin.

    Derisa protesta e opozitës vazhdonte, kryetari i Kuvendit, Konjufca i kërkojë ministres që t’ia jap fjalën opozitës, por vet ministrja e kundërshtonte.

    Kurse në momentin që Konjufca i dha fjalën Abelard Tahirit, deputetët e pozitës nisën protestën duke trokitur me duar.

    Ky i fundit u dëgjua duke sharë.

    Tahiri u dëgjua duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q….”, derisa vazhdon ti bie tavolinës me gotë.

    Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.

    Pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për tërheqje të fjalës, Tahiri u kërkoi falje deputetëve të VV-së. Duke thënë se kam qenë “nën afekt”.

    Krejt kjo situatë u shkaktuar pas përplasjes me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Seanca është duke vazhduar.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në Kuvend.

    Video të shkurta të situatave të shkaktuar sot në Kuvend:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark