×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “ShBA-ja do të jetë krah FSK-së”, Maqedonci tregon për mundësitë e blerjes së armatimit

    Insajderi
    20 December 2023 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

    Ministri ka folur për takimet dhe diskutimet gjatë vizitës në SHBA.

    Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së Ndihmës sekretarit të Ushtrisë Amerikane, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.

    Derisa ka folur për mundësitë e blerjes së armatimit nga FSK-ja, Maqedonci ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në tokën amerikane, ka marrë mbështetje se ShBA-ja do të jetë në krah të FSK-së.

    “Po do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam pasur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmës-sekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën, me të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen e afërt të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA, por edhe përmes blerjeve direkt. Edhe në këtë aspekt kam marrë një mbështetje që SHBA do të jenë krah Forcës së Sigurisë në zhvillimin e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndjekur bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ja dhe SHBA-të”, ka thënë Maqedonci, për RTV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark