×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA: Të hapen sa më parë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    25 June 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka komunikuar qëndrimin e saj në lidhje me pasigurinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel.

    “Ne e konsiderojmë besueshmërinë e perspektivës së zgjerimit të BE-së si një rëndësi jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

    Ai theksoi se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jete e mundur.

    Gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez, në të cilin draftversioni për hapjen e negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë vendosen si kusht për procesin negociues për anëtarësimin e vendit në Union. /ATSH-MIA/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark