×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Shefat e Infrakos’it tolerojnë abuzimin, mbi 200 lokale, banesa, shtëpi të uzurpuara të ndërmarrjes

    Insajderi
    31 January 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht listën me detaje të mbi 200 pronave të uzurpuara. Këto prona janë në pronësi të Ndërmarrjes Publike të Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS”. Që nga paslufta nuk është ndërrmarë asnjë veprim për lirimin e tyre nga shefat e kësaj ndërmarrje publike

    Raporti i Uzuprimeve përbenë prona si lokale afariste, objekte banesore, shtëpi, hekurudha, lokale e disa objekte tjera.  Rreth 90 për qind të këtyre pronave kanë mbetur për shqyrtim në Zyrën Ligjore. Ndërsa disa lëndë janë duke u shqyrtuar edhe në gjykatë.

    Dokumenti që ka siguruar Insajderi tregon për një situatë të rëndë të abuzimit të pronave të kësaj ndërmarrje publike.

    Megjithatë, përkundër përmbajtjes tmerruese të këtij raporti shefat e kësaj ndërrmarrje nuk janë lajmeruar. Nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim për t’i liruar këto prona. Kanë gjetur një mundësi ligjore për të bllokuar procesin.

    Raporti i uzurpimeve i është lënë që një kohë të gjatë në shqyrtim Zyrës Ligjore të Infrakosit. Kjo zyre ka “zbuluar” një arsye për ta shpërfillur raportin.

    Nuk është një raport zyrtar i aprovuar për shkak se  nuk është i punuar sipas kërkesave të Bordit dhe për rrjedhojë është kthyer në plotësim nga Bordi dhe deri me tani nuk e kemi ndonjë raport tjetër të plotësuar dhe të aprovuar”, ka deklaruar Morina për Insajderin.

    Çfarë përmbanë Raporti i Uzurpimeve

    Raporti i uzurpimeve jo zyrtar që ka siguruar Gazeta përmban 226 lëndë me prona të cilat janë ende në proces të shqyrtimit. Pjesa me e madhe e tyre ka mbetur ende në Zyrën Ligjore të Infrakosit, ndërsa një pjesë tjetër e tyre është në procedurë ligjore në Gjykatë.

    Sipas raportit, në Prizren është numri më i madh i pronave të uzurpuara. Gjithsej 43. Pastaj janë:

    Fushë Kosovë 37; Bardh i madh 5; Lipjan 7; Ferizaj 8; Kaçanik 7; Ujmir 5; Kline 11; Drenas 4; Obiliq 1; Mitrovice 35; Peje 22; Vushtrri 1; Prishtine 16 dhe Podujevë 24.

    369 lëndë aktive dhe 224 në procedurë përmbarimore nga Infrakos

    Deri në fund të vitit të kaluar, në procedurë ligjore në Gjykatë janë rreth 369 lëndë aktive dhe 224 lëndë në procedurë përmbajtjesore.

    Kështu bëri të ditur shefi i zyrës ligjore Ruzhdu Morina.

    Sipas procedurave të brendshme në rastet e uzurpimeve apo ndërhyrjeve në pronë, Sektori i pronës bën propozimin me dokumentet përcjellëse për inicim të procedurave ligjore dhe me pas zyra ligjore inicion procedurën në Gjykatë apo përmbarim varësisht nga dokumentet përcjellëse”, tha thënë Morina.

    Lidhur me raportin që posedon Gazeta, Morina thotë se nuk paraqet gjendjen faktike dhe nuk është I aprovuar nga Bordi.

    “Bazuar në këtë, raporti të cilit i referoheni nuk e pasqyron gjendjen faktike të pronave të INFRAKOS, i cili dokument është i pa azhurnuar që është bartur ndër vite. Ky dokument i cili ka qarkulluar i ka pasur vërejtjet e veta nga zyra ligjore dhe menaxhmenti gjë qe edhe sot e mbajmë të njëjtin qëndrim se raporti përmban pa saktësi thelbësore dhe menaxhmenti i kompanisë ka rekomanduar qe ky dokument duhet të kthehet në plotësim dhe të jepen shpjegimet faktike të gjendjes në teren”, thotë ai.

    Nuk dihen dëmet eventuale nga pronat e uzurpuara

    Gazeta Insajderi është interesuar të dijë se sa është dëmi që shteti po e paguan për këto prona që po përfitojnë ne mënyrë ilegale persona të ndryshëm duke I ikur pagesave që obligohen sipas rregullores së Infrakosit.

    Zyra për media e kësaj  ndërmarrje nuk ka pasur një përgjigje për dëmet e shkaktuara pasi që siç thuhet në përgjigje dokumenti me dëme është kthyer në plotësim pasi ka pasur pa saktësi dhe nuk është marrë në bazë gjendja faktike.

    “Sa i përket pyetjes për dëmin eventual nga pronat e uzurpuara, kompania Infrakos sh.a nuk mund të jep saktësisht një përgjigje marrë parasysh faktin se dokumenti është kthyer në plotësim pasi qe ka pasur pa saktësi dhe nuk është marrë për bazë gjendja faktike, por është një dokument i bartur ndër vite të rasteve të uzurpatoreve, ndërsa po të ishte edhe një raport i detajuar sipas gjendjes faktike për të ju përgjigjur për dëmin e shkaktuar do të duhej të trajtojmë individualisht për secilin rast, fillimisht të konstatohej se a janë vërtet të uzurpuara, nëse po të saktësohet periudha e uzurpimit ; mandej të konstatohet se a  mund të jepet prona eventuale me qira, pasi që ka  kufizime  ligjore dhe teknike për dhënien eventuale të pronave me qira”, thuhet në përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark