×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefat e VV-se nën friken dhe ethe, asnjë reagim ndaj bombave të Haki Abazit

    Insajderi
    15 February 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paralajmërimi i deputetit të VV-së, Haki Abazi për video/icizimet ka shtangur nga frika shefat e Vetëvendosjes, të cilët ende vazhdojnë të heshtin lidhur me konferencën që pritet ta mbajë nesër Abazi, shkruan Insajderi.

    Ende nuk dihet se për cfarë kanë të bëjnë këto icizime, por që ethet duket se kanë kapluar partinë e Vetëvendosjes, udhëheqësit e të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj tij.

    Para pak orësh, deputeti i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

    Ai ka paralajmëruar se nesër në konferencë për media do të paraqes edhe audio- incidime lidhur me këtë çështje.

    “Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark