×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Shefat i marrin 3500 euro, e ne punojmë në lloq”, nga Sindikata e KEK flasin për protestën e nesërme dhe arrestimin e kryeshefit

    Insajderi
    27 April 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës-KEK do të protestojnë të premten në Prishtinë për ngritje të pagave.

    Sindikata e KEK-ut ka bërë të ditur se protesta do të mbahet para zyrave të kësaj ndërmarrjeje në sheshin “Nënë Tereza”.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi nga kjo sindikatë kanë thënë se ka tendenca që kërkesat e tyre nuk do realizohen pa hyrë në grevë.

    Ne kemi protestuar vazhdimisht për rritje të pagave edhe në protestën e nesërme e kemi të njëjtën kërkesë. Bordi ka premtuar që kanë me rrit pagat, nëse kjo protestë nuk ka efekt na duhet të ulemi e të flasim me këshillin drejtues, ata qëllimin e kanë që na me hy ne grevë“, thuhet në përgjigje.

    Të pyetur për arrestimin e kryeshefit ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi nga kjo sindikatë kanë thënë se nuk ndikon fare tek ta.


    Mund të këtë dëmtuar imazhin, neve asgjë sepse punojmë edhe pa drejtorë, nuk kem nevoje për ta me i marrë 3500 euro ata e, e punëtorët me punu neper lloq, pluhra, elemente kimike, kështu që ne nuk kemi nevojë për ta, sepse na s’po ndjehemi të dëmtuar“, theksohet në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark