×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Shefi e rrah punëtorin, nuk pranoi të mblidhte vota për Edi Ramën

    Insajderi
    26 April 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bato Dalipaj është punonjësi i ndërmarrjes komunale në bashkinë e Patosit, i cili u dhunua dje nga epror i tij për shkak të refuzimit për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

    Ai denoncoi dje në polici eprorin e tij, Petrit Pëllumbi, për ushtrim dhune ndaj tij.
    Sipas dëshmisë, ai u dhunua nga shefi i tij pasi nuk pranoi të firmosë një formular ku duhet të garantonte 10 vota për Partinë Socialiste.

    “Më thirrën lart në zyrë dhe më ofruan një formular për të plotësuar për ta firmosur, të shkruaja pjesëtarët e familjes dhe nuk e pranova. I thashë jo. Formulari ishte për votimet. Mora rrugën dhe ika, më erdhi nga pas dhe më gjuajti, më shtriu përtokë. Më goditi Petrit Pëllumbi. Më ndihmuan shokët atje dhe pastaj më çuan në spital. Petriti është përgjegjës që ndan punën në Komunalen në Patos”, denoncoi Bato Dalipaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark